DYLON

Takohet Grupi për Mbështetje Strategjike kundër Terrorizimit dhe Parandalimit të Ekstremizmit të Dhunshëm që shpie në Terrorizëm

Takohet Grupi për Mbështetje Strategjike kundër Terrorizimit dhe Parandalimit të Ekstremizmit të Dhunshëm që shpie në Terrorizëm
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i Grupit për Mbështetje Strategjike kundër Terrorizimit (2018-2023) dhe Parandalimit të Ekstremizmit të Dhunshëm që shpie në Terrorizëm (2015-2020), i udhëhequr nga ministri i Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi.

Ministri Gashi, i cili është edhe Koordinator Nacional për zbatimin e Strategjisë Kundër Terorizmit, kërkoi nga të gjitha autoritetet kompetente për zbatimin e kësaj Strategjie, që të thellohet bashkëpunimi dhe koordinimi ndër-institucional, në mënyrë që të reagohet me kohë përballë sfidave që mund të paraqiten.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua për zhvillimet tjera aktuale përfshirë këtu trendin e kthimit të qytetarëve nga zonat e konfliktit si dhe për procesin e themelimit të Divizionit për Parandalim dhe Ri-integrim të Personave të Radikalizuar, si Divizion i ri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me qëllim të zbatimit më efikas të kësaj Strategjie.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.