(2LONLINE) – Në shtëpinë e kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, grupi i grave mbajti një takimi pune, i cili ishte vazhdimësi e aktiviteteve të këtij grupi.. Takimin e udhëhoqi, kryetarja e grupit,znj. Ibadete Ahmetaj. Të pranishme ishin 14 anëtare të grupit të grave, si dhe zyrtarja për barazi gjinore Teuta Kastrati. Në këtë takim u aprovua plani i punës së grupit, si edhe u bë përcaktimi i detyrave dhe aktiviteteve për muajt në vijim.
Duke filluar nga muaji prill me realizimin e vizitave dhe me anketime, në territorin e komunës së Kamenicë lidhur me hulumtimin:n Bartëse të këtij aktiviteti u caktuan Kimete Kryeziu nga QPS-ja dhe Sanije Jahiri nga OJQ “Fortesa”. Ndërsa sa i përket dhunës në shkolla, u caktua znj. Ibadete Ahmetaj ,kryetarja e grupit dhe Nazmije D.Kastrati-Koordinatore e NJKDNJ-së
Këto detyra duhet të përfundojnë gjatë këtij muaji./2lonline/