DYLON

Takohet Bordi i Drejtorëve: U trajtuan çështje që lidhen me performancën dhe ofrimin e shërbimeve për konsumatorët

Takohet Bordi i Drejtorëve: U trajtuan çështje që lidhen me performancën dhe ofrimin e shërbimeve për konsumatorët
Avatar photo Redaksia

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti mbledhjen e nëntë (IX) të rregullt për vitin 2025, ku së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë u trajtuan çështje që lidhen me performancën dhe ofrimin e shërbimeve për konsumatorët .

Pas shqyrtimit, Bordi i Drejtorëve miratoi:

EkoHigjiena

● Raportin e punës për muajin gusht 2025 .

Gjatë diskutimeve u theksua se edhe në muajin gusht, Kompania ka arritur të menaxhojë me sukses furnizimin me ujë në të gjithë zonën e shërbimit, duke përmbushur kërkesat e shtuar gjatë sezonit veror. Kjo është arritur falë një koordinimi të mirë operacional dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme të burimeve ujore.

Njëkohësisht, është vazhduar me aksionin për reduktimin e ujit të pa faturuar, evidentimin e keqpërdorimeve dhe ndërprerjen e lidhjeve ilegale, masa këto që kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit dhe rezultateve financiare të Kompanisë.

Në përfundim, u vlerësua se puna e deritanishme dëshmon angazhim dhe përkushtim për të siguruar shërbime stabile dhe cilësore, si dhe për të realizuar objektivat dhe projektet investive të planifikuara për vitin 2025 .  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.