DYLON

Takohen zyrtarët policor me përfaqësuesit e organizatës rinore “Fuqia e Bashkimit Rinor’’

Takohen zyrtarët policor me përfaqësuesit e organizatës rinore “Fuqia e Bashkimit Rinor’’
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan, në vazhdën e aktiviteteve të mbështetura nga Strategjia e Integruar e Policimit në Bashkësi, sot ka mbajtur një takim me organizatën ,”Fuqia e Bashkimit Rinor’’ me seli ne Gjilan, organizatë e cila është e përbërë nga nxënës – vullnetarë të shkollave të mesme.

Në takim është debatuar me të rinjtë e kësaj organizate,  interesimi i të cilëve ka qenë njohja për së afërmi me aktivitetet dhe detyrat të cilat i realizojnë zyrtarët policor në veçanti në qytetin e Gjilanit.

EkoHigjiena

Po ashtu interes i të rinjve pjesëmarrës ka qenë edhe koordinimi për realizim të disa aktiviteteve të përbashkëta të kësaj organizate dhe zyrtarëve policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është e përkushtuar për krijim të një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimi ne policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.