DYLON

Takohen udhëheqësit e institucioneve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Takohen udhëheqësit e institucioneve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial
Avatar photo Redaksia

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, priti sot në një takim të përbashkët Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj.

Në këtë takim u diskutua për mbarëvajtjen e procesit të punës në sistemin prokurorial dhe atë gjyqësor, pas situatës së krijuar në Prokurorinë dhe në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

EkoHigjiena

Në takimin e sotëm, tre krerët institucional shprehën përkushtimin e tyre për të punuar bashkërisht për tejkalimin e gjendjes së krijuar pas largimit të gjykatësve, prokurorëve dhe punonjësve administrativ nga procesi i punës dhe u diskutua për modalitetet e organizimit dhe mbarëvajtjes sa më efikase të punës për qytetarët e kësaj pjese.

Ata u pajtuan që të ndërmarrin sa më shpejtë të gjitha masat e nevojshme për organizmin e procesit të punës në pajtim me aktet ligjore në fuqi, me qëllim që institucionet e drejtësisë të funksionojnë dhe të mos krijohet zbrazësi shërbimesh në rrethanat aktuale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.