DYLON

Takohen përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra” dhe Forcës së Diasporës për Atdheun

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare ‘Vatra” me seli në Gjilan, janë takuar me përfaqësuesit e organizatës Forca e Diasporës për Atdhe, në te cilin takim u shpalosen qëllimet dhe vizionet e te dyja palëve për të ardhmen.

Kryetarja e Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Gentiana Shabani, dhe Gani Krasniqi e Kushtrim Kadriu, nga kryesia e Vatrës, i njoftuan të pranishmit për aktivitetet e deritanishme të kësaj Lëvizjeje si dhe për objektivat për të ardhmen.

EkoHigjiena

Kryetari i FDA, Hamdi Muhamedi ka shpalosur platformën e organizatës se tyre duke kërkuar bashkëpunim ne arritjen e synimeve për ndryshim të gjendjes për të mirë të mbarë popullit shqiptarë.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare”Vatra” kanë kërkuar që kjo organizatë të realizojë projekte në Kosovën Lindore sepse është nevojë urgjente për të investuar në atë regjion.

Në fund palët e takuara i kanë premtuar bashkëpunim të ndërsjellë, sidomos për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës Lindore dhe atyre të cilët jetojnë në Kosovë, por edhe bashkëpunimin vëllazëror me gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.