DYLON

Takohen përfaqësuesit e komunave të regjionit të Anamoravës

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Në kompaninë Regjionale të Ujit ”Hidromorava” janë takuar kryetarët e Komunave të Regjionit të Gjilanit, respektivisht disa nga përfaqësuesit e tyre dhe ata të qeverisë zvicerane përmes organizatës CDI, për t’u informuar me fazën e  të investimeve, e cila, do të nisë kah fundi i këtij viti duke investuar qeveria e Zvicres me 14 milionë franga dhe ajo e Kosovës me 8 milionë franga.

Me këtë rast Astrit Vokshi, udhëheqës i projektit, ka thënë se faza e pestë dhe përfshin gjithë territorin e Kosovës – zonat rurale, për investime në rrjetin e ujësjellësit dhe ujërave të zeza.

EkoHigjiena

”Kjo është faza e pestë e cila pritet të filloj kah fundi i këtij viti, ku investimet janë siguruar nga qeveria e Zvicres prej 14 milionë franga dhe qeveria e Kosovës me 8 milionë franga. Projekti përfshinë gjithë teritorin e Kosovës dhe është i përqendruar në ujë dhe kanalizim. Projekti do të implementohet nga konzorciumi CDI dhe Dorsch Grouppe.

Qëllimi i projektit është të mbrohen resurset ujore, të sigurohen burime të qëndrueshme të ujit, të intervenohet në zvogëlimin e humbjeve dhe menaxhimi më i mirë i projekteve. Nga një regjion, është e paraparë që të aplikohet me minimum 7 projekte të reja të ujësjellësit dhe 2 kanalizime, të cilat duhet të përfshijnë numër më të madh të përfituesve, zonat ku ka banorë nga minoritetet, rregullimi i sistemit të rrjetit, pompimit etj. Ndërsa në sistemin e ujërave të zeza përparësi kanë fshatrat të cilat janë kontaminuese të ujit të pijes.

Në fjalën e rastit, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka thënë se duhet të punohet në aktivizimin e projekteve jo-funksionale, menaxhimin më të mirë të projekteve, por edhe investimeve në zvogëlimin e humbjeve të ujit.

”Është e domosdoshme që t’i aktivizojmë projektet në të cilat sistemi i ujësjellësit nuk është aktiv, të bëhet një menaxhim më i mirë dhe të investohet në zvogëlimin e humbjeve në rrjet, sepse këto janë problematike për furnizim si duhet me ujë. E falënderoj qeverinë zvicerane për ndihmën e madhe që ka dhënë në këtë aspekt dhe shpresojmë se ky bashkëpunim do të rritet edhe më shumë në të ardhen”, ka thënë kryetari Haziri, duke ofruar bashkëpunimin dhe gatishmërinë e Komunës së Gjilanit që gjithçka të bëhet mirë dhe sipas standardeve.

Ndryshe, parakusht i komunave është që të kenë marrëveshje bashkëpunimi me Kompanitë Regjionale të Ujit, caktimin e një personi me kompetenca të plota nga ana e secilës Komunë, një përfaqësuesi nga Kompania Regjionale, një nga Ministria gjegjëse dhe nga CDI dhe Dorsch Grouppe. Projekti do të realizohet në grupimin e nivelit regjional. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.