DYLON

Takohen ministri Pal Lekaj e rektori i UP-së Marjan Dema

Takohen ministri Pal Lekaj e rektori i UP-së Marjan Dema
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, u takua me rektorin e universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, me të cilin biseduan për mundësitë e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Universitetit “Hasan Prishtina”, lidhur me krijimin e hapsirës për praktikë të studentëve të profileve të ndryshme në këtë ministri.

Ministri Lekaj, duke e falënderuar rektorin Dema, ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Infrastrukturës që të ofroj kushte për praktikë për studentë të profileve të ndryshme në këtë ministri, gjithmonë duke u mbështetur në ligjet në fuqi dhe në mundësitë që i ka ministria.

Rektori Dema, gjatë këtij takimi e ka njoftuar ministrin Lekaj, me reformat që po ndodhin në u​niversitetin “Hasan Prishtina” si dhe sfidat me të cilat po përballet ky universitet në rrugëtimin e tij.

EkoHigjiena

Lekaj e Dema, u dakorduan që bashkëpunimi mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe universitetit të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të dy këto institucione të krijojnë kushte dhe infrastrukturë sa më të favorshme për studentët tanë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.