DYLON

Takohen Kryesuesi Maloku dhe Ambasadori Davenport, diskutojnë për bashkëpunimin e mëtejmë

Takohen Kryesuesi Maloku dhe Ambasadori Davenport, diskutojnë për bashkëpunimin e mëtejmë
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, priti në një takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport.

Kryesuesi Maloku njoftoi Ambasadorin Davenport me të arriturat dhe avancimin e kapaciteteve profesionale dhe administrative të sistemit prokurorial, duke thënë se OSBE-ja në Kosovë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm përmes mbajtjes së trajnimeve specifike dhe mbështetjes së Këshillin Prokurorial dhe Prokurorit të Shtetit në hartimin e planeve strategjike, objektivave, akteve dhe udhëzuesve praktikë të punës.

EkoHigjiena

Për më tepër, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, shprehu mirënjohjen e tij edhe për mbështetjen e OSBE-së në hulumtimet dhe monitorimin e rasteve të dhunës në familje, hartimin e raporteve monitoruese dhe hartimin e Strategjisë kundër trafikimit të njerëzve, ku pjesë e këtij autoriteti është Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe Prokurori i Shtetit, si dhe hartimin e procedurave standarde të veprimit për viktimat e trafikimit.

Gjithashtu, Ambasadori Davenport, theksoi vullnetin e tij dhe organizatës që drejton për t’i mbështetur proceset e përbashkëta, në mënyrë që të realizohen synimet dhe të arrihet progresi i nevojshëm për zhvillim e sistemit prokurorial, me ç’rast do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit përmes projekteve të ndryshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, efektivitetit dhe transparencës së sistemit prokurorial. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.