DYLON

Takohen krerët e policive të të dy shteteve

Takohen krerët e policive të të dy shteteve
Avatar photo Redaksia

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga stafi i lartë menaxhues, po qëndron për një vizitë zyrtare në Policinë e Shtetit të Shqipërisë, ku fillimisht u mirëpritën nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtues Madhor Skënder Hita.

Gjatë kësaj vizite e cila u vlerësua si e një rëndësie të veçantë, u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor, me qëllim përmbushjen sa më efektive të parametrave të sigurisë rrugore gjatë sezonit turistik 2026.

EkoHigjiena

Vizita zyrtare vazhdoi edhe në Akademinë e Sigurisë së Policisë së Shqipërisë, ku u realizua një takim mjaft frytdhënës me Prof.Dr.Ilirjan Mandro dhe stafin e Akademisë, me të cilët diskutuan për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve me interes për të dy palët.

Drejtori Hoxha, mbajti një ligjëratë para studentëve të kësaj Akademie, ku i njoftoi mbi punën, angazhimet, të arriturat dhe objektivat strategjike të Policisë së Kosovës që ndërlidhen me fushën e sigurisë, përfshirë menaxhimin dhe veprimet profesionale të Policisë së Kosovës në rastin e sulmit terrorist në Banjska.

Krerët e institucioneve u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellët në të gjitha fushat me interes të përbashkët policor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.