DYLON

Takohen krerët e federatave shqiptare të futbollit

Takohen krerët e federatave shqiptare të futbollit
Avatar photo Elife Sherifi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar Tiranën, ku është takuar me presidentin e FSHF-së, njëherësh anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka, para fillimit të kampionatit të ri dhe për të diskutuar për Komisionin Hat-Trick.

Me këtë rast presidenti Ademi konsultoi presidentin Duka për projektet e dërguara të të dyja federatave në programin e UEFA-s “Hat-Trick”, si dhe për mënyrën e bashkëpunimit të ndërsjellë për arsye të situatës së re të krijuar në futbollin kosovar ku shumë futbollistë dhe disa trajnerë nga Shqipëria janë të angazhuar në Kosovë.

Po ashtu u diskutua edhe për vazhdimin e licencimit të trajnerëve kosovarë me licencat UEFA të kategorive që nuk i ka ende Kosova, pasi siç dihet FFK i ka të lejuara për momentin vetëm licencën C dhe UEFA B.

EkoHigjiena

Presidenti Ademi kërkoi më shumë se dy vende në vit për Pro-Licencë, që është kërkesë dhe nevojë për trajnerët kosovarë, sepse FFK nuk mund të organizojë Licencën Pro, të paktën edhe në 3 vitet e ardhshme, pasi duhet të pritet koha e paraparë për këtë nga UEFA.

Gjithsesi, UEFA deri më tash ka lejuar me procedurë të shpejtë kalimin e kategorive, ngase FFK ka ecur me rregulla strikte në çështjen e licencimit. Në këtë drejtim Duka premtoi se do të lejojë edhe më tutje me kënaqësi licencimin e trajnerëve nga Kosova.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.