DYLON

Takohen Jahjaga e Haradinaj, bisedojnë për veteranët

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në takim u diskutua rreth përfshirjes dhe kategorizimit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Dukagjinit.

Takimi është mbajtur pas letrës që Haradinaj, njëherësh ish komandant i Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, i ka drejtuar Komisionit për Verifikimin e Statusit të Veteranit dhe Presidentes Jahjaga e Kryeministrit, Isa Mustafa.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga e theksoi nevojën që të gjitha palët dhe institucionet të punojnë bashkërisht në respektimin e ligjit, kritereve dhe specifikave të zonave për të siguruar një proces gjithëpërfshirës që njeh dhe vlerëson meritat e secilit qytetar të Kosovës të angazhuar në përpjekjet tona për liri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.