Lideret nga Grupi Shumekombesh i Betejes Lindje, Policia Kufitare e Kosoves dhe perfaqesues te EULEX-it jane mbledhur ne Kampin Bondsteel, per te diskutuar perpjekjet per trajnime te perbashketa.
Kolonel Shaban Guda, drejtor i departamentit per Policine Kufitare te Kosoves, tha se te gjithe po perballemi me problemet e njejta qe jane prezantuar ne takim dhe shpreson qe se bashku ti adresojne.
“Takimet si ky do te na ndihmojne qe te ofrojme me shume siguri ne rajonin e kufirit dhe do ta arrijme kete se bashku me KFOR-in,” tha Guda.
Koloneli nga Ushtra Amerikane Clint Baker, komandant i GSHKB-Lindje, that se qellimi i takimit ishte qe te ndertojme marredhenie ende me te forta.
“Ne ndame disa informata se si operon Grupi i Betejes, kemi ngrene dreke dhe ne fund ju kemi treguar disa nga pajisjet tona qe te demonstrojme mundesite dhe aftesite tona,” tha Baker. “Shpresoj te kete qene nje dite zbavitese dhe relaksuese me shume se cdo gje tjeter per ta. Na eshte dhene mundesia qe te njohim njeri tjetrin me mire qe te mund te kemi nje partneritet edhe me te forte.”
Kapiteni nga Ushtria Amerikane Justin Knox, shef i operacioneve prane GSHKB-Lindje, shfaqi nje video para PKK dhe EULEX-it rreth punes se GSHKB-Lindje ne vitet e fundit.
“Ne shfaqem nje video rreth asaj se cfare ka bere njesiti jone ne te kaluaren dhe vazhduam me diskutimin rreth rregullimit dhe harmonizimit te vijes kufitare administrative me PKK,” tha Knox. “Jam shume i inkurajuar me marredhenien qe kemi me PKK-ne. Ata jane shume te motivuar dhe ndajme te njejtin vizion per te ardhmen e Kosoves. Ne jemi duke arritur progres te madh.”
Guda shtoj se ata nuk marrin vetem perkrahje operacionale nga KFOR-i por edhe trajnim dhe pajisje.
“Do te deshiroja te falenderoja KFOR-in per gjithe perkrahjen dhe ndihmen e tyre,” tha Guda. “Shpresoj se do te vazhdoje ne te ardhmen dhe si rezultat do te mund te ofrojme me shume siguri ne rajonin kufitar.”
Ata shpresojne te takohen perseri ne te ardhmen.