DYLON

Takohen bizneset nga diaspora me ato të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

2L ONLINE/ – Sot në Gjilan mbahet forumin me temën “Mundësitë për investime në Komunën e Gjilanit” dhe takimi Biznes me Biznes (B2B) në mes bizneseve nga diaspora dhe bizneseve nga Komuna e Gjilanit.

Në takim do të marrin pjesë Kryetari i Komunës Lutfi Haziri i cili do të flet për “Mundësitë për investime në komunën e Gjilanit”, pastaj Ministri për Diasporë z.Valon Murati i cili do të paraqitet me temën “Roli dhe rëndësia e mërgatës për investimet në Kosovë”.

EkoHigjiena

Po ashtu pjesë e këtij takimi do të jenë edhe organizatat ndërkombëtare e lokale si USAID, BE, GIZ, HELP, KfW, CARE, CDF, ARDA, KIESA të cilat me programet e tyre po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal .

Takimi Biznes me Biznes (B2B) do të mbahet sot (e hënë), me 1 gusht 2016 në ora 10.oo në restorant “Vali Ranch” , Përlepnicë – Gjilan. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.