/2L ONLINE/ – Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “NetworkofPeaceMovement” (NOPM), në kuadër të projektit“Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) ka organizuar takimin e gjashtë të grupit të punës për ndryshimin e rregullores komunale për Mirëmbajtjen e ndërtesave të banimit në qytetin e Kamenicës.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të diskutohet, harmonizohet dhe të hartohet draft-propozimi i parë i rregullores në fjalë, duke u konsultuar me legjislacionin në fuqi.
Në përbërje të grupit punues kanë qenëzyrtarë komunal të drejtorisë së shërbimeve publike, inspektorë komunal, gjeodet, zyrtarë ligjorë, zyrtarë komunal, etj., ku së bashku me konsulentin nga NOPM kanë mbajtur takimin me qëllim të harmonizimit, diskutimit dhe hartimit të draftit të parë të kësaj rregulloreje duke e konsultuar legjislacionin në fuqi.
Grupi punues i përbërë nga tetë (8) anëtarë, ofruan diskutime dhe propozime në raport me rregulloren në fjalë, duke punuar përmes projektorit, u diskutuan dispozitat ligjore si dhe secilin nen veç e veç të rregullores me qëllim te plotësimit dhe harmonizimit të rregullores me legjislacioni primar dhe sekondar,gjithashtu duke i konsultuar dhe marre parasysh mendimet e të pranishmëve, si dhe duke i identifikuar nenet që kanë nevojë për intervenime të mundshëm.Aktet ligjore që janë konsultuar janë Statuti i komunës së Kamenicës, rregullorja paraprake për mirëmbajtjen e banesave, si dhe modele të ndryshme të rregulloreve të komunave tjera.
Si rezultat i punës së përbashkët kemi arritur që draftin e parë-final të kësaj rregulloreje t’a punojmë në tërësi dhe i njëjti version do të procedohet në instanca të mëtutjeshme, duke kaluar ne komitetin për politike dhe financa, në kuvendin komunal për votim në parim, në konsultim publik, si dhe në fund për miratim në kuvend komunal.
Gjithashtu, takimi kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, duke i zbatuar procedurat demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara më ligjet në fuqi.
Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).