DYLON

Takimet me qytetarë po dëshmojnë përkrahjen e madhe që po merr lista e kandidatëve nga Nisma si lista më e mirë

Takimet me qytetarë po dëshmojnë përkrahjen e madhe që po merr lista e kandidatëve nga Nisma si lista më e mirë
Avatar photo Redaksia

Nisma Socialdemokrate Dega në Gjilan, mbajti takimin e radhës në kuadër të aktiviteteve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Një takim i tillë me qytetarë u realizua në lagjen Bojanina ku kandidatja për asamble nga Nisma, Vjollcë Sherifi mbajti takimin ku para përkrahësve të Nismës ajo, por edhe bartësi i listës së kandidatëve për asamble nga Nisma, Ismet Hajdini, shpalosën programin e Nismës Socialdemokrate.

Nga ky takim u pa se qytetarët po ofrojnë mbështetje për Nisma-n me numër 186 dhe Vjollcë Sherifi me numrë 4 dhe se kjo mbështetje e fuqishme po dëshmon besimin në vizionin e këtij subjekti politik, por edhe besimin në kandidaten Vjollcë Sherifi.

Ajo ka ftuar qytetarët ta nbështesin Nisma-n numër 186 dhe numrin 4, për ndryshim dhe përfaqësim dinjitoz.

Përndryshe, Nisma tregoi alternativat e saja për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen çdo ditë qytetarët e Gjilanit dhe u tha se edhe ky takim dëshmoi qartë përkrahjen e madhe që po merr lista e kandidatëve nga Nisma si lista më e mirë.

/Nisma Socialdemokrate, Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.