DYLON

Takime të shumta të ministrit Hamza, diskutohet për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Takime të shumta të ministrit Hamza, diskutohet për rritjen e bashkëpunimit ekonomik
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të vizitës zyrtare në Luksmburg, Ministrit Financave Bedri Hamza është takuar Ministrin e Bashkëpunimit Zhvillimor të Qeverisë së Luksemburgut, Romain Schneider si dhe me zyrtarë tjerë të lartë të Bankës Evropiane për Investime. Ku është diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Ministri Hamza gjatë takimit falënderoi Ministrin Schneider për pritjen dhe e njoftoi atë për progresin që ka bërë Kosova në përgjithesi si dhe për zhvillimin e projekteve në të cilat ka ndihmuar Qeveria e Luksemburgut e që po zhvillohen në Kosovë.

Ai gjithashtu theksoi se ndihma e Luksemburgut në fushën e politikës, diplomacisë dhe posaqërisht në fushën e zhvillimit ekonomike është e mirëseardhur dhe si rezultat i kësaj qytetarët e Republikës së Kosovës po përfitojnë nga të mirat që ofrojnë projektet e financuara nga Qeveria e Luksmburgut.

EkoHigjiena

Ndërsa, Ministri i Bashkëpunimit Zhvillimor të Luksemburgut Romain Schneider shprehu kënaqësinë që e pret në takim Ministrin e Financave të Qeverisë së Republikës se Kosovës Bedri Hamza, dhe u shpreh i lumtur për ndihmën që ka ofruar Qeveria e Luksemburgut si dhe veqoi se shuma e ndihmës së ofruar nga Qeveria e Luksmburg për Kosovën është më madhja në rajonin e Ballkanit, dhe se kjo ndihmë do të vazhdojmë sidomos në mbështetjen e fushave të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministri Bedri Hamza gjithashtu sot u takua edhe me zyrtarë të Bankës Evropiane për Investime, ku gjatë takimit i njoftoi ata për stabilitetin financer në Kosovë, për përgatitjet buxhetore të bera nga Qeveria e Republikës së Kosovës, progresin e arritur në projektet e financuara nga Banka Evropiane Investive si dhe për mundësitë e reja për të investuar në projektet më prioritet për shtetin e Kosovës.

Ndërsa, Drejtori Miguel Morgado me bashkëpunëtorët e tij shprehën falënderimin për Ministrin Hamza dhe respektin për punën të cilën është duke e bërë në Ministrinë e Financave.

Ai gjithashtu u shpreh i kënaqur edhe për dinamikën e zhvillimit të projekteve në Kosovë. Kurse sa i përket projekteve të reja Drejtori Morgado tha se Banka Evropiane për Investime është në dispozicion e juaj për projektet e reja të cilat identifikohen si prioritet nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.