DYLON

Takime të shumta të kryetarit të Kuvendit

Avatar photo Redaksia

Kryetari Veseli takoi Kenneth Wollack, kryetar i NDI-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në Uashington kryetarin e Institutit Kombëtar Demokratik, z. Kenneth Wollack. Kryetari Veseli e falënderoi kryetarin e Institutit Kombëtar Demokratik për mbështetjen e vazhdueshme që kjo organizatë iu ka dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht Kuvendit dhe partive politike.

EkoHigjiena

Kryetari Veseli në veçanti theksoi se puna e këtij institucioni e ka ndihmuar Kuvendin e Kosovës që të jetë më transparent dhe llogaridhënës, ndërsa partitë politike më demokratike.

Kryetari Wollack theksoi se organizata që ai përfaqëson do të vazhdojë partneritetin me Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe se rruga për ndërtimin e institucioneve demokratike është një përgjegjësi që me kënaqësi e ndajnë me partitë politike të Kosovës. Ai me këtë rast ka përgëzuar Kryetarin Veseli për progresin e madh që ka bërë Kuvendi i Kosovës me liderishipin e tij.

Veseli zhvilloi takim me Daniel Serwer, profesor në Johns Hopkins University, në Washington DC

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Uashington, u takua me Dr. Daniel Serwer, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, në veçanti ato të Ballkanit, njëherësh mik i madh i Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, Kryetari Veseli e falënderoi profesorin Server për përkrahjen e madhe që i dha Kosovës para dhe pas pavarësisë.

Dr. Server theksoi se Kosova është në rrugë të mbarë dhe storie e suksesit për komunitetin ndërkombëtar, pavarësisht sfidave të fundit në vend, por duhet të vazhdohet të punohet për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.

Kryetari Veseli bisedoi edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për vazhdimin e punës së Kuvendit, duke mbetur të përkushtuar në përmbushjen e agjendës së integrimeve euro-atlantike, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.

Veseli takohet me Ramën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Uashington, u takua me Dr. Daniel Serwer, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, në veçanti ato të Ballkanit, njëherësh mik i madh i Republikës së Kosovës.  Me këtë rast, Kryetari Veseli e falënderoi profesorin Server për përkrahjen e madhe që i dha Kosovës para dhe pas pavarësisë.

Dr. Server theksoi se Kosova është në rrugë të mbarë dhe storie e suksesit për komunitetin ndërkombëtar, pavarësisht sfidave të fundit në vend, por duhet të vazhdohet të punohet për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.

Kryetari Veseli bisedoi edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për vazhdimin e punës së Kuvendit, duke mbetur të përkushtuar në përmbushjen e agjendës së integrimeve euro-atlantike, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.