DYLON

Takime të shumta të kryetarit Haziri

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Po vazhdojnë takimet me qytetarë në zyrën e kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri, i cili e mori pozitën e të parit të Komunës më 24 dhjetor 2013.

Gjatë këtyre 5 ditëve, kryetari Haziri ka realizuar qindra takime me qytetarë dhe me përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilët i kanë uruar për marrjen e detyrës së të parit të Komunës.

EkoHigjiena

Gjatë këtyre takimeve, Haziri është shprehur se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe se do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Kryetari Haziri gjatë takimeve ka pohuar poashtu se do të ofrojë një “qeverisje në dietë” për të ulë  kështu  të gjitha llojet e shpenzimeve, në mënyrë që të kursehet buxheti. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.