DYLON

Takim sensibilizues në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Takim sensibilizues në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të muajit tetor – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan mbajt takim sensibilizues realizuar nga psikologia e shkollës Linditë Dushku, profesoresha e lëndës se psikologjisë Fest Demiri, në bashkëpunim dhe ideatore të angazhimit për aktivitet,  kryesia  e shkollës, gjegjësisht kryetarja e  shkollës Blinera Shabani 12/5 dhe Olisa Mehmeti 12/5.

Ky aktivitet synon të përcjellë mesazhe edukative dhe mbështetëse për ruajtjen e shëndetit fizik e mendor, si dhe të nxisë një kulturë të kujdesit ndaj vetes dhe shëndetit.

EkoHigjiena

Në këtë aktivitet morën pjesë dy profesioniste të fushës së shëndetit:

– Dr. Donjeta Ajeti, Specialiste Radiologe, e cila foli mbi rëndësinë e kontrolleve të rregullta, mënyrën e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe kujdesin e vazhdueshëm shëndetësor. Foli për rëndësinë e kontrolleve rutinë dhe se sa e rëndësishme është trajtimi mjekësorë në faza të ndryshme të diagnostikimit.

– Dr. Diana Isaku, Psikiatër, e cila e trajtojë temën e rëndësisë së mbështetjes emocionale dhe ndihmës psikologjike për gratë që janë në proces të kurimit apo që e kanë kaluar këtë sfidë. Ajo theksoi se ndihma psikologjike është e rëndësishme për pacientet e diagnostikuara me kancer në gji, porositi gjeneratat e reja konkretisht vajzat e shkollës që ishin prezentë në takim, se rëndësia e ndihmës dhe mbështetjes psikologjike edhe për familjaret që mund të jen duke kaluar këtë sfidë, është shumë e rëndësishme dhe ndihmuese edhe për kurën mjekësore, por dhe i ndihmon pacientet të lidhen me jetën, të kenë motivim për t’ia dal.

Prezentë ishin disa nga profesoreshat e stafit akademik te shkollës sonë dhe  nxënëse nga klasat e 11,12.

Psikologia e  shkollës Linditë Dushku theksoi: Si psikologe dhe profesioniste e fushës së shëndetit mendor theksojë se, edhe pse kanceri i gjirit është një sëmundje onkologjike me shanse të vogla shpesh herë për shërim, ndihma psikologjike ka rol thelbësor në gjetjen e motivit për jetën, ruajtjen e ekuilibrit emocional dhe përballimin e fazave psikologjike që kalon gruaja gjatë kësaj përvoje. Në veçanti, mbështetja ndihmon në kapërcimin e fazës së diagnostikimit, që shpesh shoqërohet me mohim, ankth dhe frikë, si dhe në pranimin e trajtimit dhe ndërtimin e një qëndrimi pozitiv ndaj jetës dhe shërimit.

/Linditë Dushku/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.