DYLON

Takim pune për përgatitjet e procesit të riakreditimit të Programit Arsimi Fillor

Takim pune për përgatitjet e procesit të riakreditimit të Programit Arsimi Fillor
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të përgatitjeve për procesin e riakreditimit, në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, u mbajt një takim pune para fillimit të procesit të riakreditimit të Programit Arsimi Fillor në Fakultetin e Edukimit.

Në këtë takim morën pjesë UD. e Dekanes, Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi, si dhe bartësit e programit Arsimi Fillor. Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me procesin e riakreditimit, përmbushjen e standardeve të kërkuara dhe përgatitjet institucionale për sigurimin e cilësisë akademike të programit.

EkoHigjiena

Takimi shërbeu si hap i rëndësishëm drejt koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet menaxhmentit të fakultetit dhe stafit akademik, në funksion të avancimit të programit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së mësimdhënies. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.