DYLON

Takim pune në mes Policisë së Kosovës në Kamenicë dhe KFOR-it

Takim pune në mes Policisë së Kosovës në Kamenicë dhe KFOR-it
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë, Kapiten Florim Klaiqi ka pritur në takimin lamtumirës një ekip të KFOR-it Amerikan (LMT) të cilët kanë qenë të caktuar për monitorim dhe ndërlidhje në zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor të Kamenicës.

Gjatë këtij takimi përveç tjerash, u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Stacionit Policor Kamenicë dhe KFOR-it. Nga të dyja palët situata e sigurisë u vlerësua e qetë dhe stabile.

EkoHigjiena

Me këtë rast ekipi i KFOR-it ka falënderuar të gjithë zyrtarët policor të Stacionit Policor Kamenicës për bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët, gjersa është ndarë mirënjohje për Komandantin e Stacionit Policor Kamenicës, Kapiten Florim Klaiqi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.