DYLON

Takim pune ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale të UKZ-së dhe Departamentit të Historisë në UP

Takim pune ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale të UKZ-së dhe Departamentit të Historisë në UP
Avatar photo Redaksia

Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale në Universiteti Publik “Kadri Zeka”,, Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, së bashku me Prodekanin Prof. Ass. Dr. Blerim Haziri, realizuan një takim pune në Departamentin e Historisë të Universitetit të Prishtinës, ku u pritën nga Shefi i Departamentit, Prof. Ass. Dr. Mentor Hasani, si dhe Prof. Kujtime Boshtrakaj-Camaj.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me përvojat akademike, procesin e mësimdhënies, organizimin institucional dhe mundësitë e bashkëpunimit ndëruniversitar. Po ashtu u bisedua edhe rreth praktikave më të mira në funksion të avancimit të cilësisë në arsimin e lartë dhe forcimit të bashkëpunimit akademik e shkencor. Në këtë kontekst, përfaqësuesit e Departamentit të Historisë,  theksuan rëndësinë e shkëmbimit të ideve dhe përvojave që kontribuojnë në zhvillimin institucional dhe akademik.

EkoHigjiena

Të dy përfaqësuesit e institucioneve UKZ-së dhe UP-së, shprehen gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme akademike dhe shkencore, duke përfshirë shkëmbimet akademike për studentët, veçanërisht të nivelit master, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim në të ardhmen.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se takime të tilla përbëjnë një bazë të rëndësishme për ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme dhe për avancimin e bashkëpunimit në interes të studentëve dhe stafit akademik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.