DYLON

Takim pune ndërmjet ARRU-së dhe KRU “Hidromorava”

Takim pune ndërmjet ARRU-së dhe KRU “Hidromorava”
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e KRU “Hidromorava” u mbajt një takim pune me përfaqësues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), me qëllim të monitorimit dhe verifikimit të procesit të nënshkrimit të kontratave ndërmjet ofruesit të shërbimeve dhe konsumatorëve.

Në takim morën pjesë z. Behxhet Bala, Drejtor i Departamentit të Ligjit dhe Licencimit, dhe znj. Mejreme Qerimi, Analiste e Shërbimit për Konsumatorë nga ARRU, ndërsa nga KRU “Hidromorava”, Gjilan, ishin të pranishëm znj. Ajsune Abdullahu, Sekretare e Kompanisë, z. Granit Sylejmani, Menaxher i Divizionit për Shërbime me Konsumatorë, dhe z. Valon Maliqi, Menaxher i Divizionit Komercial.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u theksua rëndësia e respektimit të nenit 24, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 05/L-042 “Për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit”, sipas të cilit secili ofrues i shërbimeve është i obliguar të lidhë kontratë me çdo konsumator, duke përcaktuar kushtet e përgjithshme të ofrimit të shërbimeve.

Po ashtu, palët diskutuan për trajtimin dhe vendimmarrjen lidhur me ankesat e konsumatorëve, duke theksuar nevojën për zbatim të vendimeve të Komisionit për Zgjidhjen e Ankesave të Konsumatorëve të ARRU-së brenda afateve të përcaktuara ligjore.

Ky takim u vlerësua si një mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet ARRU-së dhe KRU “Hidromorava”, në funksion të përmirësimit të transparencës dhe cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatorëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.