DYLON

Takim pune mes Policisë së Kosovës në Gjilan dhe OSBE-së

Takim pune mes Policisë së Kosovës në Gjilan dhe OSBE-së
Redaksia

Shefi i Operativës Rajonale të Policisë në Gjilan, Major Agim Lipovica, me staf, ka pritur në takim pune  Bertram Welsing, Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE-së, Detlev Quigley, shef i sektorit për Siguri Publike në OSBE, Erduan Gjigolli, Menaxher i projektit në sektorin për Siguri Publike në OSBE dhe Migjen Abrashi, asistent programi në OSBE.

Gjatë këtij takimi përveç tjerash, u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me ngritjen e kapaciteteve të sigurisë përmes trajnimeve në fusha të specializuara për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan dhe OSBE-së.

EkoHigjiena

Major Lipovica ka falënderuar z. Bertram Welsing për mbështetjen e dhëne në implementimin e projektit të iniciuar nga Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) Cernicë, Njësia Komunitetit nga Stacioni Policor Gjilan dhe përkrahur nga komuna e Gjilanit, për vendosjen e kamerave monitoruese në fshatin Cërnicë nga ky mision dhe mbështetjen në vazhdimësi për Drejtorinë Rajonale të Policisë Gjilan nga OSBE. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.