DYLON

Takim pune mes përfaqësuesve të Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës

Takim pune mes përfaqësuesve të Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Sot në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Zëvendës Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan Nënkolonel Remzi Azemi, zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonal të Hetimeve nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës.

Takimi kishte për qëllim fuqizimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet strukturave rajonale të hetimeve përmes shkëmbimit të informatave relevante, përvojave dhe praktikave profesionale si dhe bashkërendimit e koordinimit të veprimeve operative e hetimore në funksion të rritjes së efikasitetit në fushën e hetimit dhe rezultateve në luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit me theks të veçantë të veprave penale kundër pasurisë.

EkoHigjiena

Pjesëmarrësit theksuan se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë ndërmjet sektorëve rajonalë të hetimeve, komunikimi i vazhdueshëm dhe ndarja e përvojave profesionale janë elemente të rëndësishme për rritjes së efikasitetit të punës policore dhe garantimit të një shërbimi sa më profesional dhe efektiv në interes të sigurisë së qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.