DYLON

Takim përshëndetës i përfaqësuesve të LOGOS-it me strukturat komunale

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli me bashkëpunëtorë priti stafin  e projektit  LOGOS, në krye me menaxherin  e këtij projekt Norbert  Pijls,i me rastin e përmbylljes së aktivitetit tyre.

Surdulli,e falënderoi Norbert,si dhe qeverinë zvicerane financuese  e projektit në fjalë, për kontributin e  dhënë  në komunën e Kamenicës në shumë sfera.

EkoHigjiena

Ai, e ilustroi me disa shembuj: aftësimi i  stafit  komunal me trajnimeve ,seminareve ,punëtori etj. Realizimi i projekte të infrastrukturës, rregullimi dhe mobilimi i qendrës për shërbime të qytetarëve, përgatitja e projekt rregullores  dhe ndihma e organizimit të zgjedhjeve për këshillat lokale, organizimi i debateve për buxhetin komunal, përgatitja e planit zhvillimor komunal,si edhe atij urban.

Stafi komunal dhe  qytetarët e Kamenicës, janë të kënaqur me punën e mirë që e keni bërë ju për të mirën e qytetarëve të komunës së Kamenicës, tha kryetari Surdulli. Ndërsa drejtori i Administratës së Përgjithshme, Enver Ajvazi falënderoi Norbert dhe stafin e tij për kontributin që e ka dhënë për drejtorinë tij, sidomos me rregullimin e qendrës për shërbimin e qytetarëve, aftësimin e stafit të kësaj qendre, kështu  duke krijuar kushte të mira pune për punonjësit dhe efikasitet  në shërbime për qytetarët.
Ndërkaq, Norbert u shpreh: edhe ne kemi përfituar nga bashkëpunimi me komunën e Kamenicës ,atë që e kemi realizuar këtu me ju, e kemi aplikuar pastaj në komunat tjera .Edhe pse përfundon ky projekt, Qeveria zvicerane do të  vazhdoj  ti mbështes komunat e Kosovës, duke e zgjeruar numrin e tyre në 20.

Ato mjete janë të taksapagueseve zviceran, por edhe të kosovarëve që punojnë atje.

LOGOS-i i kishte përgatitur ca mirënjohje  për drejtori e zyrtar me të cilët kishte pasur  bashkëpunim. Po ashtu në emër të komunës kryetari Surdulli i ndau  mirënjohje  stafit të LOGOS-it. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.