DYLON

Takim i përbashkët i ministrave të Diasporës të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës

Takim i përbashkët i ministrave të Diasporës të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Diasporës i Maqedonisë, ai i Shqipërisë dhe ministri i Diasporës i Kosovës – z. Edmond Ademi, z. Pandeli Majko dhe z.Dardan Gashi – zhvilluan një takim trepalësh në Ohër.

Ata vlerësuan se bashkëpunimi në fushën e diasporës është i dobishëm dhe një fushë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit midis tri shteteve në rajon.

Takimi i Ohrit u konsiderua një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprim të përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve, në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik. Ministrat përshëndetën vendimin e fundit të Parlamentit të Maqedonisë për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, si një akt që i jep kredibilitet bashkëpunimit të ngushtë midis tri vendeve.

EkoHigjiena

Ministrat ranë dakord të kryejnë vizita të përbashkëta në SHBA, Gjermani dhe në vende të tjera, për t’i takuar komunitetet e diasporës. Ata, po ashtu, u pajtuan që veprimi i tyre i përbashkët të vazhdojë dhe të jetë përfshirës me marrëveshje reciproke edhe për palë të tjera, të interesuara, në rajon.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.