DYLON

Takim motivues me legjendat e futbollit gjilanas

Takim motivues me legjendat e futbollit gjilanas
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e SHFMU “Mulla Idris Gjilani”, Velekincë, u organizua një aktivitet i veçantë me pjesëmarrjen e figurave të spikatura të futbollit gjilanas: Muharrem Sahiti, Selajdin Jerliu – Coli, Ismet Ramushi dhe Premton Muja.

Drejtori i shkollës, Zaim Zymeri mbajti fjalën e rastit, duke vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në sport dhe rolin e tyre frymëzues për brezat e rinj.

EkoHigjiena

Futbollistët e ftuar prezantuan karrierën dhe përvojën e tyre profesionale, duke ndarë histori suksesi, sfida dhe mesazhe motivuese për nxënësit. Nxënësit treguan interesim të madh, duke parashtruar pyetje të ndryshme dhe duke krijuar një bashkëbisedim të hapur e frymëzues.

Gjatë aktivitetit u shfaq një video–insert me momente nga ndeshjet dhe rrugëtimi sportiv i futbollistëve, e cila u prit me emocion dhe entuziazëm nga të pranishmit.

Në përmbyllje, Drejtori i Shkollës ndau mirënjohje për të ftuarit, në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e tyre të vyer dhe për mesazhet motivuese që sollën në shkollën”Mulla Idris Gjilani” .  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.