Takim mes bashkësive fetare dhe udhëheqjes komunale
/2L ONLINE/ – Me qëllim të promovimit të dialogut ndërfetar dhe tolerancës fetare, është mbajtur një takim me krerët e bashkësive fetare të komunës së Vitisë dhe autoriteteve komunale, që u organizua nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë Misioni në Kosovë-OSBE.
Në këtë takim u fol për rolin e komunës në aspektin ndërfetar me që rast kryetari I komunës Sokol Haliti theksoi se Institucionet komunale në vazhdimësi janë të përkushtuara dhe të angazhuara në mirëqenien e të gjitha etnive që jetojnë në këtë komunë, e që I takojnë religjioneve të ndryshme.
Ai u shpreh se të gjitha etnitë fetare në komunën e Vitisë nga Institucionet janë të barabarta dhe të përfaqësuara edhe në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, ku i paraqesin kërkesat e tyre.
“Së bashku dhe me bashkëpunim të ndërsjellët, ne mund të krijojmë këtë klimë që e kemi tani të sigurt. Ne kemi promovuar bashkëpunimin ndër fetar si komunë përmes takimeve me klerikët e tri besimeve fetare në komunën e Vitisë dhe atë islame, katolike dhe ortodokse. Kemi qenë dhe vazhdojmë të hapur për bashkëpunim me të gjitha komunitetet. Për mirëqenien edhe të komunitet serb kemi investuar dhe ndihmuar edhe në ato lokalitete që I përkasin komunës së Kllokotit si në Vërbovc ku kemi meremetuar urën, dje kemi nisur asfaltimin e rrugës që lidh Vitinë me Mogillën, mandej ndihmesën që I kemi dhënë Kllokotit gjatë vërshimeve përmes kapaciteteve tona dhe projekte të tjera”, ka thënë Haliti.
Përfaqësuesja e OSBE-së Valbonë Dermaku-duke folur për nismën e organizimit të këtij takimi, shprehi nevojën e mbajtjes së takimeve të rregullta të krerëve të bashkësive fetare me komunën e Vitisë, në të cilat takime ata do të njoftonin autoritetet komunale për kërkesat që ua paraqesin qytetarët atyre. Në fakt, sipas saj, këto takime të shërbejnë si një lloj komunikimi mes autoriteteve të komunës dhe qytetarëve.
Ndërsa Zvonko Kostic nga kisha ortodokse, paraqiti si kërkesë që në planifikimin e buxhetit komunal të Vitisë të përfshihen edhe investime në objekte fetare, që siç e potencoi ai, të rregullohet sistemi I ngrohjes nëpër xhamia e kisha pasi që në sezonin dimëror është e pa përballueshme të qëndrohet aty gjatë lutjeve nën temperature e ulëta.
Kurse Hysamedin Hoxha kryetar I Bashkësisë Islame në Viti, kërkoi një mbështetje më të madhe institucionale, ndërkohë përmendi nevojën e matjes së sipërfaqeve tokësore të objekteve fetare, dhe të vendosen kufijtë gjeodezik të pronësisë, duke kërkuar nga komuna që të ndihmoj në këtë drejtim. /2L ONLINE/
