DYLON

Takim me shefat e Grupeve të Këshilltarëve Komunal

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku – Rexhepi, ka mbajtur sot një takim me shefat e Grupeve të Këshilltarëve Komunal, ku janë marrë vesh që gjatë ditës së nesërme të mbajnë mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, për të diskutuar rreth statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, statut që është i njëjtë për të gjithë QKMF – të e Komunave të Kosovës.

Me këtë rast kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Bunjaku – Rexhepi, ka thënë se janë marrë vesh që nesër të mbahet komiteti për Politikë dhe Financa me një pikë të vetme.

EkoHigjiena

“U pajtuam me të gjithë shefat e GK, që gjatë ditës së nesërme të thërrasim mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, për një pikë të vetme, Statutin e QKMF – së, respektivisht rekomandimin e tij për Kuvendin Komunal, në seancën e radhës”, ka thënë Bunjaku – Rexhepi.

Prezantimin e shkurtër të statutit e ka bërë këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Zejdush Tahiri, i cili ka informuar se ky dokument është i njëjtë për të gjitha QKMF – të, në të gjitha Komunat e Kosovës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.