DYLON

Takim me nxënës ku u diskutua mbi parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit e dhunshëm

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, sot në shkollën e mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti është mbajtur një takim me nxënësit e kësaj shkolle por edhe të gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, ku me theks të veçantë është biseduar për radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se kjo rini e mrekullueshme e Vitisë i ka thënë jo ekstremizmit dhe radikalizmit duke ju drejtuar me një mesazh pjesëmarrësve në këtë takim. “ Sa më pak punë të këtë policia aq më mirë kjo do të jetë kjo për këtë shoqërinë, komunën dhe shtetin tonë. Në komunën tonë gjithnjë e më pak punë është duke pasur policia sepse kemi zgjedhur disa probleme kryesore”, u shpreh Haliti.

EkoHigjiena

Ai tha se komuna e Vitisë po i kushton një rëndësi të veçantë rinisë së saj duke potencuar se është e vetmja komunë që 15 të subvencioneve nga DKRS i ka ndarë për Këshillin e Veprimit Rinor Lokal në Viti. Kurse pos kryetarit Haliti dhe përfaqësuesve të QKSS-së nxënësve vitias ju ju janë drejtuar edhe: Agim Lipovica, Komandant i Stacionit Policor në Viti, Qahil Sinani, Drejtor për Arsim, Nijazi Lutfi, Drejtor i Shkollës “Jonuz Zejnullahu” në Viti etj. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.