DYLON

Takim me Nënkryetaren e Parlamentit Evropian Ulrike Lunacek

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti dhe Deputetja Puhie Demaku kanë pritur sot në takim Nënkryetaren e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek.

Gjatë këtij takimi znj.Lunacek u njoftua gjerësisht lidhur me qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

EkoHigjiena

“Qeveria e re dhe kryeparlamentari i ri janë probleme të vjetra të Kosovës, të cilat e thelluan edhe më tej krizën në vendin tonë. Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta bëjë edhe më fuqishëm opozitën në këtë mandat,” – tha midis të tjerash Kryetari Albin Kurti.

Përveç të tjerash gjatë takimit të dy palët u zotuan për vijimin e takimeve dhe bashkëpunimit më të ngushtë mes të grupit parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, Parlamentit Evropian dhe institucioneve të Bashkimit Evropian.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.