DYLON

Takim me komunitetin serb dhe rom në kuadër të dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit komunal

Takim me komunitetin serb dhe rom në kuadër të dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit komunal
Avatar photo Redaksia

“Sonte, në fshatin Shillovë, zhvilluam takim me komunitetin serb dhe komunitetin rom, në kuadër të dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit komunal 2027–2029”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Takimi u kryesua nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Krenare Latifi Kqiku, me pjesëmarrjen e Nënkryetarit për Komunitete, z. Kadir Hysein, Drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Enver Shabani, si dhe Drejtorit për Buxhet dhe Financa, z. Avdyl Kastrati.

EkoHigjiena

Dëgjimi buxhetor u monitorua gjithashtu nga përfaqësuesi i OSBE-së.

“Gjatë takimit dëgjuam kërkesat, propozimet dhe prioritetet e banorëve, të cilat do të shqyrtohen gjatë procesit të planifikimit buxhetor. Pjesëmarrja e qytetarëve është thelbësore për hartimin e një buxheti gjithëpërfshirës, transparent dhe në shërbim të të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.