DYLON

Takim koordinues rreth iniciativës “Arti në Shkolla”

Takim koordinues rreth iniciativës “Arti në Shkolla”
Avatar photo Redaksia

“Bashkë me drejtorin e Arsimit, Shpend Nuhiu, dhe drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, zhvilluam një takim koordinues me drejtorët e shkollave të mesme rreth iniciativës “Arti në Shkolla””, ka thënë Alban Hyseni, kryetari i Komunës së Gjilanit.

Në këtë takim morën pjesë edhe Kushtrim Jakupi, drejtor i Shkollës së Muzikës, Roland Masurica, drejtor i Shkollës së Artit, si dhe Arton Hoxha, drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore.

EkoHigjiena

“Kjo iniciativë, e nisur para dy vitesh në komunën tonë, ka dhënë rezultate të prekshme dhe jemi të vendosur që ta vazhdojmë edhe në vitet e ardhshme, duke sjellë më shumë art e kulturë për nxënësit tanë”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.