DYLON

Takim koordinues për realizimin e dy aktiviteteve të rëndësishme për siguri të përgjithshme

Takim koordinues për realizimin e dy aktiviteteve të rëndësishme për siguri të përgjithshme
Avatar photo Redaksia

Takim koordinues në mes të Policisë së Kosovës dhe Komiteti Lokal të Sigurisë në Bashkësi të  fshatit Pogragjë, për parandalimin e “Abuzimit me narkotikë” dhe “Mbrojtjen nga zjarret”.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në zyrën për kontakte me qytetarë në fshatin Pogragjë, ka zhvilluar një takim udhëhequr nga Koordinatori i Projekteve për Komunitet dhe Parandalim Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan Toger Fatos Latifi dhe Avdil Islami kryetra i Komitetit Lokal për Siguri në Bashkësi (KLSP)  fshati Pogragjë.

EkoHigjiena

Temë kryesor e këtij takimi ishte diskutimi mbi gjendjen e përgjithshme të sigurisë në fshat dhe koordinimi i hapave konkretë për realizimin e dy aktiviteteve të rëndësishme për siguri të përgjithshme:

Plani i Veprimit „Stop drogave 2026“ diskutime mbi masat parandaluese dhe vetëdijesimin e rinisë dhe komunitetit kundër kësaj dukurie te rrezikshme për shoqërinë, pasojat që shkaktojnë përdorimi i narkotikeve etj.

Projekti tjetër „Bashkësi e sigurt pa zjarre“ realizmi i përbashkët në mes te Policisë dhe Komitetit Lokal për Siguri në Bashkësi (KLSP) -Pogragjë për sensibilizimin  që synon parandalimin e zjarreve në ambiente të hapura, mbrojtjen e mjedisit, si dhe njoftimin e qytetarëve mbi pasojat e zjarreve dhe sanksionet ligjore që parashihen për personat e papërgjegjshëm që shkaktojnë zjarr vënie.

Policia e Kosovës shprehë falënderim të sinqertë për bashkëpunimin e treguar nga ana e anëtarëve te këtij komiteti, duke ri konfirmuar se bashkëpunimi i Policisë me Komitetit Lokal për Siguri në Bashkësi (KLSP),  mbetet gjithmonë një urë lidhëse dhe një derë e hapur për çdo brengë dhe iniciativë të qytetarëve.

Policia e Kosovës dhe Komiteti  Lokal i Sigurisë – Pogragjë mbeten të përkushtuara në identifikimin dhe adresimin e nevojave të qytetarëve, me synim krijimin e një ambienti të qetë dhe sa më të sigurt për të gjithë, thuhet në fund të njoftimit të Policisë së Kosovës.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.