DYLON

Takim konsultues për fuqizimin e shërbimeve sociale dhe kujdesit në Kamenicë

Takim konsultues për fuqizimin e shërbimeve sociale dhe kujdesit në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës në kuadër të bashkëpunimit me Qendren Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), mbajti takim konsultues me përfaqësues/e të institucioneve lokale, organizatave të grave, ofruesve të shërbimeve të kujdesit, si dhe akterë të tjerë relevantë nga komuniteti.

Në takim morën pjesë edhe kujdestarë të fëmijëve, kujdestarë të personave të rritur (pa zotësi veprimi), si dhe prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta, duke siguruar një diskutim gjithëpërfshirës dhe reflektim të përvojave reale nga terreni.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u diskutua mbi gjendjen aktuale të shërbimeve të kujdesit dhe infrastrukturës sociale në komunën tonë, duke përfshirë kujdesin për fëmijë, kujdesin për të moshuar, shërbimet për personat me aftësi të kufizuara, si dhe shërbimet sociale me bazë në komunitet.

Po ashtu, u theksua rëndësia e përmirësimit të këtyre shërbimeve, si dhe u ndanë përvoja dhe perspektiva nga niveli lokal që do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të politikave dhe shërbimeve në këtë fushë. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe kujdesit ndaj fëmijëve dhe mundësive për organizimin e mësimit gjithëditor.

Ky takim shërben si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit, si dhe avancimit të shërbimeve të kujdesit dhe barazisë gjinore në komunën e Kamenicës. /2LONLINE/