Takim konsultativ e organizativ i Aleancës në Gjilan
Me kryesimin e Kryetarit Sokol Haziri, e me pjesëmarrje të nivelit qendror të nënkryetarit Smajl Latifi, sekretarit të përgjithshëm Avni Arifi, Albulena Kokollari, Lindije Vranovci Matoshi e Kushtrim Xhemaili, u theksua nevoja e komunikimit me bazën nëpër komuna dhe informimi për gjendjen e rëndë politike e ekonomike në vend e sidomos stagnimi dhe injorimi i qeverisjes nga niveli qendror.
“Aleanca është shembulli më i mirë se si qeverisen komunat duke parë zhvillimin e tyre praktik në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe krijimin e një infrastrukture që ndikon në lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave”, u tha në këtë takim.
Gjatë takimit u diskutua për planet dhe projektet që janë urgjente për Gjilanin e Anamoravën duke pas parasysh edhe lidhjen me Preshevën, Bujanocin e Medvegjën si përkujdesje për bashkëkombësit tanë në këto treva. /2LONLINE/
