U mbajt takimi informues rreth projektit ‘Promovimi i zhvillimit, shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve’.
Vizitat në shtëpi dhe përkujdesja ndaj nënave dhe fëmijëve.
Siç bëjnë të ditur drejtuesit e drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), vizitat në shtëpi, është program i Ministrisë së Shëndetësisë që mbështetet nga UNICEF dhe implementohet nga Action for Mothers and Children (AMC).
Ky program synon ofrimin e vizitave në shtëpi, në komunat e Kosovës, si qasje për të përmirësuar konceptin e mjekësisë familjare duke ndërtuar besimin mes infermierëve-punëtorëve social dhe komunitetit për përforcimin e sistemeve të mjekësisë familjare.
“Vizitat në shtëpi ofrohen nga personeli i kualifikuar shëndetësor, të cilat janë të trajnuar për ofrimin e këtyre shërbimeve. Vlen të theksohet që Komuna e Gjilanit është njëra nga katër komunat përfituese të këtij projekti”, ka bërë me dije, Aurorë Osmani, drejtoreshë e DSHMS-së. /2LONLINE/