DYLON

Takim i veçantë i organizuar nga Xhevat Leka

Takim i veçantë i organizuar nga Xhevat Leka
Avatar photo Redaksia

Takim i veçantë i organizuar nga Xhevat Leka

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Së bashku me kandidaten tonë për Asamblenë Komunale, Nerife Fetahun, patëm një takim të ngrohtë e mbresëlënës me Xhevat Lekën dhe rrethin e tij të gjerë të familjarëve, miqve e bashkëqytetarëve që ndajnë të njëjtin vizion për një Gjilan më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të dinjitetshëm për të gjithë qytetarët.

Ky organizim tregoi qartë se ndryshimi i të dielës që po vjen, ka përkrahje të gjerë e të sinqertë nga njerëz të ndershëm që duan ta shohin komunën tonë duke ecur përpara me punë, përkushtim dhe transparencë.

Falënderim i veçantë për aktivistin e mirënjohur dhe mikun tonë të veçantë, Xhevat Leka, për mikpritjen, angazhimin dhe besimin në ekipin tonë.

Një falënderim edhe më i veçantë për dhuratën e çmuar që ma dorëzoi me shumë dashni, një simbol me vlerë historike, sepse e njëjta dhuratë i ishte dorëzuar presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, në vitin 1992.

Ky gjest domethënës është një kujtesë e bukur e vazhdimësisë së vlerave Rugoviane dhe e lidhjes sonë shpirtërore me vizionin e tij për paqe, qytetari dhe dinjitet.

Faleminderit shumë, Xhevat, për mbështetjen dhe përkrahjen e jashtëzakonshme!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.