/2L ONLINE/ – Zgjedhjet e lokale ne Serbi e rrjedhimisht edhe në Bujanoc, domosdoshmërisht, ngadalësuan aktivitetin e Fondit Humanitar për Malësinë Bujanocit , por edhe angazhimet e komunës së Bujanocit drejt finalizimit të punëve ideore-teknike rreth asfaltimit të rrugës Zarbicë -Muhoc. Këto ditë, përkatësisht më, 24. 05. 2016, grupi për takime dhe lobim, Sejdulla Kadriu, Mefail Ramadani e Ibrahim Maliqi, në Bujanoc, takoi kryetarin e sapo zgjedhur të komunës, Shaip Kamberi.
Me këtë rast, fillimisht i uruan zgjedhjen për kryetar të komunës, derisa biseda kryesore ishte vazhdimi më me ngulm i punëve rreth asfaltimit të rrugës Zarbicë-Muhoc. Ata, pra, kërkuan që sa më shpejt që është e mundur të fillojnë punët për përfundimin e asfaltimit të rrugës, ngase qytetarët dhe të gjithë ata që kanë ndihmuar që rruga të bëhet realitet janë në pritje dhe kërkojnë që të fillohet asfaltimi.
Shaip Kamberi, pasi vlerësoi gatishmërinë e bashkëpunimit të qytetarëve, ndihmën e madhe që kanë dhënë banorët fshatrave të Malësisë së Bujanocit, shpirtin e madh e dashurinë e banorëve që të jenë afër vendlindjeve të tyre, premtoi se, unë, me çdo kusht dhe, me të gjitha forcat e mia, me të gjitha mundësitë dhe hapësirën ligjore, do të angazhohem që rruga e cila është filluar më parë, të përfundojë sa më parë që është mundshme, sepse kemi obligim për ata qytetarë e për atë vend, tha ndër të tjera Shaip Kamberi
Fondi Humanitar për Malësinë e Bujanocit