DYLON

Takim i përbashkët i OSBE-së, strukturave komunale me këshillat lokale

Takim i përbashkët i OSBE-së, strukturave komunale me këshillat lokale
Avatar photo Redaksia

Takimi me Këshillat Lokale ishte i organizuar nga OSBE,për tu njoftuar me, Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale për vitin 2019-2021. Në këtë takim ishte prezent edhe drejtori regjional i OSBE-s Dr. Jems Lyon, me bashkëpunëtorët, Kryetari i Komunës së Kamenicës,Qëndron Kastrati, Kryesuesi i Kuvendit Bajram Mavriqi, dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Me qëllim të informimit tyre me draftin e qarkores komunale për buxhetin komunal 2018-2021, foli drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Buxhet ,Nexhmedin Bislimi. Buxheti komunal është i paraparë prej: 9.219.846,00 euro që shënon një rritje prej 1.88% , i cili 80% shkon në paga.

Kryetari i komunës qëndron Kastrati shprehu gatishmërinë për sendërtimin e një bashkëpunimi të mirëfilltë mes komunës dhe Këshillave Lokale, si dhe ngritjen e një komunikim më të mirë me komunën. Ai propozoi që në hapjen e tenderëve të ardhmen të jenë pjesëmarrës edhe përfaqësuesit e Këshillave Lokale, dhe të kyçur gjatë realizimit të projekteve në vendbanimet e tyre, si edhe në proceset tjera të ndërmarra nga komuna.

EkoHigjiena

Po ashtu kërkoi nga kryetarët e këshillave që të jenë të arsyeshëm në kërkesat e tyre, pasi dëgjuan për mundësit buxhetore.

Ndërkaq, Kryesuesi i Kuvendit Bajram Mavriqi tha se nuk do të aprovohet në Kuvend asnjë projekt i cili më më parë nuk ka qenë kërkesë nga Këshillat Lokale.

Në diskutime u kyçën disa nga kryetarët: Selver Lenjani, Sejdi Kurteshi, Azem Zylfiu, Bejtullah Morina, dhe Haqif Agaj.

Nga diskutuesit u vlerësua lartë pjesëmarrja e kryetarit edhe drejtorëve komunal në këtë takim, të cilët drejtpërsëdrejti i dëgjuan problemet dhe u njoftuan me kërkesat e Këshillave Lokale.

Shumica e diskutimeve të tyre kishin të bënin me infrastrukturën. Po ashtu edhe ata shprehën shqetësim për shpërnguljet që po ndodhin në komunën tonë.

Ata edhe njëherë i përsëritën problemet të cilat për shumë vite i kishin theksuar , si: sigurimi i zyrave, inventarit dhe mjeteve të punës për zyre, sigurimi i mëditjeve, si dhe kërkuan vazhdimin e takimeve të këtilla. Në fund të takimit u nxorën edhe rekomandimet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.