DYLON

Takim i përbashkët i krerëve të Gjykatës, Prokurorisë dhe Policisë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Është mbajtur një takim i përbashkët i krerëve të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Prokurorisë Themelore të Gjilanit dhe Drejtorisë së Policisë Rajonale të Gjilanit, ku kanë marr pjesë Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku dhe Drejtoresha e Policisë së Kosovës për Regjionin e Gjilanit, Elmina Mahmuti e shoqëruar edhe me komandantët e regjioneve.

Në takim të mbajtur në Gjykatën Themelore të Gjilanit dhe janë diskutuar një mori çështjesh që këto institucione lidhin njëra me tjetrën.

EkoHigjiena

Konkludim i të gjithëve ishte që efikasiteti i luftimit të krimit të organizuar, dhe dukurive të tjera negative në muajt e fundit në rajonin e Gjilanit, ka dhënë rezultate pozitive. Kjo ka ardhur falë një bashkëpunimi më të madh të këtyre institucioneve.

Gjithashtu ajo që vlen të ceket është edhe lëshimi i numrit të madh të urdhëresave nga ana e Gjykatës dhe zbatimi i tyre nga ana e Policisë së Kosovës. Kjo në masë të madhe ka ndikuar edhe në vetëdijesimin më të madh të qytetarëve të vendit. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.