DYLON

Takim bashkëpunues ndërmjet ministrit Pal Lekaj dhe komandantit të KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci

Takim bashkëpunues ndërmjet ministrit Pal Lekaj dhe komandantit të KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Infrasturkturës, Pal Lekaj, u prit sot në një takim me karakter bashkëpunues dhe miqësor, nga komandanti i KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci. Mundësitë e thellimit të nivelit të bashkëpunimit në mes të institucioneve shtetërore të Kosovës, e në këtë rast Ministrisë së Infrastrukturës dhe KFOR-it, ishin shtytësit kryesor të zhvillimit të këtij takimi.

Ndër temat që u diskutuan në këtë takim, ishte gjendja e disa rrugëve të cilat janë dëmtuar si pasojë e motit të ftohtë dhe reshjeve atmosferike ditëve të fundit. Duke shfaqur përqendrim më të madh në mënyrën se si mund të sanohen këto dëmtime, pa e cënuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës, Salvatore Cuoci tregoi gatishmërinë që ka KFOR-i, për t’iu dalë në ndihmë institucioneve dhe qytetarëve të vendit tonë.

Gjatë këtij takimi gjithashtu u diskutua edhe për hapësirën e lartë dhe të ulët ajrore në Kosovë. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, duke qenë i gatshëm të marrë përgjegjësitë në këtë drejtim, kërkoi nga Salvatore Cuoci mbështetjen që mund të ofroj KFOR-i, në mënyrë që të arrihet niveli i normalizimit të hapsirës ajrore dhe që qytetarët e Kosovës të mund të përfitojnë të drejtën e udhëtimit me çmime më të lira.

EkoHigjiena

Ministri Lekaj dhe Komandanti Cuoci u treguan të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të jenë çdoherë në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin, njëri në nivel të institucionit shtetëror dhe tjetri si autoritet ndërkomëtar i sigurisë në Kosovë, duke e konsideruar kështu njëri-tjetrin si partner bashkëpunues, në mënyrë që të ngritet niveli i kapacitetit të të dyja palëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.