DYLON

Takim bashkëpunimi ndëruniversitar për avancimin e mësimdhënies së gjuhës angleze

Takim bashkëpunimi ndëruniversitar për avancimin e mësimdhënies së gjuhës angleze
Avatar photo Redaksia

Prof. Asoc. Dr. Teuta Agaj Avdiu zhvilloi një takim të frytshëm me Shefen e Departamentit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Prof. Asoc. Dr. Anita Muho, ku u diskutuan mundësi konkrete bashkëpunimi në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze.

Në cilësinë e bartëses së programit Master në Mësimdhënie të Gjuhës Angleze, Prof. Asoc. Dr. Teuta Agaj Avdiu shprehu mirënjohjen e saj për mikpritjen e ngrohtë dhe për gatishmërinë ndaj ideve të reja që synojnë zhvillimin profesional dhe akademik të studentëve dhe stafit akademik.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, është diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional përmes aktiviteteve të përbashkëta akademike, shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të mundësive të reja për studentët dhe stafin e të dy universiteteve.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, u theksua se hapi i parë konkret do të jetë organizimi i një konference ndërkombëtare në Durrës, e cila do të mbledhë stafin akademik dhe studentët e programeve të gjuhës angleze nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, si dhe Constantine the Philosopher University në Nitra, Sllovaki.

Konferenca, e planifikuar të mbahet në muajin shkurt të vitit 2027, synon të shërbejë si platformë për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe praktikave më të mira në mësimdhënien e gjuhës angleze, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimin akademik në këtë fushë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.