DYLON

Taipi shënon përsëri

Avatar photo Redaksia

Mesfushori nga Lugina, Gjelbrim Taipi ka shënuar sërish në ndeshjen kundër Wohlenit. Në kuadër të xhiros së katërt të ligës së dytëzvicerane, FC Wil luante në fushën e Wohlenit. Titullar i padiskutueshëm ishte tërnocasi Taipi i cili edhe kësaj radhe sikurse edhe javën e kaluar ishte vendimtar ne rezultatin e ndeshjes.

Ai arriti të shënonte golin e barazimit që i dha një pikë në transfertë skuadrës së tij FC Wil, raporton ‘asport’ të cilës i referohet Porytali Titulli.

EkoHigjiena

Ishte ky goli i dytë sezonin e ri për preshevarin, i cili më herët ishte edhe anëtar i shpresave tëShqipërisë, ndërsa tani pret ftesën e trajnerit Gianni De Biazi per Kombëtaren e madhe.

Aktualisht, FC Wil renditet i parafundit nërenditjen tabelare me vetëm tre pikë nga katër xhirot e zhvilluara.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.