DYLON

Tahiri: Të premten dihen detajet e marrëveshjes për lëvizje të lirë Kosovë-Serbi

Avatar photo Redaksia

Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se të premten do të bëhen të ditura modalitetet për marrëveshjen e arritur për lëvizje të lirë në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo tha se pret që deri nesër të bëhet komunikimi zyrtar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të gjitha detajet sqaruese që parasheh kjo marrëveshje.

EkoHigjiena

“Përgatitjet po bëhen, dhe nesër bëhet komunikimi zyrtar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të gjitha detajet sqaruese që parasheh kjo marrëveshje”, ka shtuar Tahiri.

Ndryshe, kryesuesi i delegacionit të Kosovës për dialogun në Bruksel, Rrahim Pacolli, në një prononcim për media ka thënë se me marrëveshja për lëvizje të lirë Kosovë-Serbi, nënkupton heqjen e pagesave të automjeteve, duke njohur kështu në mënyrë reciproke policat e sigurimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.