DYLON

Tahiri: Serbia nuk dëshiron të jetë fqinj i mirë

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka vlerësuar se Serbisë i mungon vullneti politik për fqinjësi të mirë me Kosovën.

Qeveria e Kosovës ia ka paraqitur BE-së raportin për rrjedhojat e dialogut të Brukselit dhe procesin e zbatimit të marrëveshjes për periudhën janar- shtator 2014.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka vlerësuar se Serbisë i mungon vullneti politik për fqinjësi të mirë me Kosovën, transmeton Epoka e Re.

EkoHigjiena

Ajo ka deklaruar se shteti serb këtë mungesë vullneti vazhdimisht po e tregon gjatë procesit të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

Thotë se tendencat për ta vonuar zbatimin e këtyre marrëveshjeve tregojnë se Serbia ende nuk i ka ndalur synimet për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.

Ajo mohon se Kosova ka bërë lëshime të reja në fushën e drejtësisë, duke thënë se Gjykata Themelore e Mitrovicës nuk do të shërbejë vetëm për komunat me shumicë serbe.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.