Zëvendëskryeministrja e Kosovës në detyrë, Edita Tahiri ka deklaruar se parimisht Serbia është pajtuar për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër. Ajo ka bërë me dije se këtë javë do ta vizitojë Brukselin, ku me përfaqësuesit e zyrës së baroneshës Catherine Ashton do të diskutojë për heqjen e barrikadës dhe zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit.
“Në bazë të komunikimeve dhe informatave që kemi nga Brukseli, në parim ka pajtueshmëri nga ana e Serbisë për t’i hequr këto barrikada”, ka thënë Tahiri për “Epokën e re”.