DYLON

Tahiri: Kosova nuk lëshon pe për asociacionin

Avatar photo Redaksia

Takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ka përfunduar pas sukses të martën në orët e hershme të mëngjesit.

Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, e ka quajtur maratonik takimin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

EkoHigjiena

Ajo ka bërë me dije për “Epokën e re” se në këtë takim është arritur pajtueshmëri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për kodin telefonik. “Dialogu në nivel të kryeministrave ka qenë maratonik dhe në agjendë kanë qenë katër temat e njohura tashmë: telekomi, energjia, asociacioni dhe heqja e barrikadës nga ura e lumit Ibër. Për të gjitha këto ka pasur bisedime. Temë qendrore kanë qenë bisedimet për telekomin dhe asociacionin. Mund t’ju njoftoj se për telekomin, përkatësisht për kodin telefonik, tashmë është arritur pajtimi në parim dhe në takimin e radhës në mes të dy kryeministrave mund të bëhet edhe aprovimi final politik”, ka deklaruar Tahiri, duke shtuar se ka pasur tensione, bisedime dhe përparime në këtë raund të dialogut.

Kurse sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, Tahiri ka thënë se nuk kanë arritur pajtueshmëri për shkak se pala serbe në mënyrë indirekte ka kërkuar që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive.

“Ka pasur disa përparime, por ende vazhdojnë disa dallime në qëndrime për disa çështje. Për mendimin tim, dallimi kryesor është ajo se Serbia ka probleme me realitetin, pasi delegacioni serb ka pasur kërkesa joreale. Ne kemi qenë të qartë se asociacioni do të themelohet dhe do të funksionojë me ligjet e Kosovës, Kushtetutën e Kosovës dhe nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive. Por, kërkesat e palës serbe kanë qenë të tejkaluara”, është shprehur Tahiri.

Më tepër në: http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=65762&Ctype=1